Zyrtarizohet kontrata, Fati mban mbi supe peshën e numrit 10-të

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati ka folur në konferencë për shtyp pas rinovimit të kontratës edhe për gjashtë vite.

Barcelona dje zyrtarizoi rinovimin e spanjollit edhe për gjashtë vite në “Camp Nou”, derisa sot u nënshkrua marrëveshja.

Fati fillimisht falënderoi klubin për rinovimin e kontratës, derisa tutje foli edhe për fanellën me numrin 10 apo edhe për “El Clasicon”.

“Fillimisht dua të falënderojë klubin dhe presidentin që me besuan edhe për disa vite. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të kemi sukses këtu dhe fatmirësisht do jem në gjendje ta bëjë dhe do punojë shumë që një ditë të kem sukses dhe të ia rikthejë klubit çfarë më kanë dhënë” shprehet Fati.

Fanella me numrin 10-të?

“Jam shumë mirënjohës klubit që më besuan, se bashku me kapitenët. Mund të ishte marrë nga ndonjë tjetër lojtar. Nuk është presion, askush nuk e barazon çfarë ai ka bërë, duhet ta bëjë rrugën time”.

“Kam shumë vend për përmirësime dhe duhet të dëgjojë njerëzit në klub që duan të më ndihmojnë. Do vazhdojë punën çdo ditë”.

“Të luajmë në Clasico është motiv sepse Madrid është rivali ynë më i mirë. Gjithmonë duhet të përgatitesh për ndeshjet e mëdha. Jam shumë i qetë sepse e di që skuadra do bëjë gjithçka për fitore”.

“Ne do vazhdojmë të garojmë, në këso ndeshje nuk ka favoritë. Duhet të kemi avantazhin që jemi vendas”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Fati ka klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë euro.