Zoran Zaev: Qytetarët e presin më të mirën për ata

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës, para mediave deklaroi se zgjedhjet e sotme do të dërgojnë porosi se Maqedonia e Veriut ecë drejt demokracive evropiane.


“Jam i bindur se me këto zgjedhje edhe njëherë dërgojmë porosi se në çfarë drejtimi duhet të ecë shteti ynë dhe komunat tona, sepse përfundimisht qytetarët e presin më të mirën për ata”, tha Zaev