Pas refuzimit të të gjitha ankesave të partive politike për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, KSHZ-ja njoftoi se nuk do të ketë rivotim në asnjë vendvotim. Janë numëruar 99,99% e votave. Pjesëmarrja është 51.44%, që është 8.07% më pak krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, në votime kanë dalë 938 631.

Pjesëmarrja më e madhe ka qenë në komunën e Lozovës 78,23 % dhe më e ulëta në Qendër Zhupë 25,78 % Zgjedhjet kanë përfunduar në rrethin e parë në 34 komuna. VMRO DPMNE fitoi 22 mandate për kryetar komune, LSDM 9 dhe BDI 3. Më 31 tetor qytetarët në 46 komuna dhe në qytetin e Shkupit do të zgjedhin kryetarin e komunës që do ta udhëheq komunën e tyre për katër vitet e ardhshme.