Qytetarët na dërguan mesazh dhe ne atë mesazh duhet ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe të veprojmë sipas tij. Populli dëshiron të shohë rezultate më të mira, por nga ana e kundërt na kanoset e keqja. Ne jemi lufta kundër së keqes. Të gjithë ne, secili prej nesh.

Këtë e shkroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Qytetarët e kërkojnë moblizimin tonë dhe do ta fitojnë mobilizimin tonë. Qytetarët dëshirojnë vendi dhe komunat të shkojnë përpara dhe ne duhet ta japim maksimumin që kjo të ndodhë. Jemi duke hyrë në raundin e dytë dhe në luftë për çdo qytet dhe për udhëheqjen e vendit tonë. Tani më i rëndësishëm është bashkimi”, publikoi Zaev në Fejsbuk.