Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp, duke mbrojtur mosshkarkimin e ministrit Filipçe dhe zëvendësministrin Hasani, tha se spitalet modular janë të ndërtuar në të njëjtën mënyrë si në të gjithë vendet e tjera të Evropës. Ai tha se tragjedi të tilla si ajo e jona kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës. Sipas Zaevit, spitalet modulare janë të gjithë të certifikuar me të gjitha standardet që përdor bota për këta lloj spitalesh.