Kryetari Zaev: Qytetarët përparimtarë votojnë për përparim, bashkohen dhe nuk lejojnë kthimin e regjimit.

“ Unë e di se ne nuk duhet t’ju bindim se ne i investojmë paratë tek qytetarët, në krahasim me strukturën e regjimit të Nikolla Gruevskit, dora e së cilës është edhe kjo udhëheqje e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, të cilën, të themi se e kanë vjedhur shtetin – është pak. Grabitën, vodhën, pushkatuan, shkelën dinjitetin njerëzor.

E di që ju e dini dallimin mes një regjimi 11-vjeçar dhe kësaj qeverie demokratike 4-vjeçare. Ju e dini që ne nuk e tërheqim askënd për vesh, nuk dëshirojmë që dikush të përfundojë në një kanal. Ne nuk detyrojmë askënd të protestojë, të tubohet, të dalë në zgjedhje pa dëshirë. Ne nuk pushojmë askënd nga puna për mendime të ndryshme dhe qëndrime të shprehura. Ne nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe të tyre. Ne nuk e cenojmë bashkëjetesën, por besojmë sinqerisht në konceptin që po ndërtojmë – Një shoqëri për të gjithë, në të cilën të gjithë kemi të njëjtat të drejta, por edhe të njëjtat detyrime para ligjeve dhe para shtetit.

Le të tregohemi të zgjuar dhe të mos lejojmë që të frenojmë rrugën. Frenat që na vënë të tjerët, brenda apo jashtë vendit, janë të vështira, por e dimë që nuk varen vetëm nga ne mirëpo ne merremi me to me përkushtim.

Mos ua jepni Shkupin atyre që tashmë e kanë gjymtuar, sharë dhe ia kanë marrë shpirtin. Shkupi nuk meriton poshtërim të ri, eksperimente të reja të çmendura dhe përvoja të reja mbi fizionominë e tij urbane. Kjo nuk do të ndodhë sepse Shkupi meriton më të mirën! Qytetarët mendjelirë të Shkupit dinë të japin mësim, por e dinë edhe kur ka nevojë qyteti dhe vendi i tyre, dinë edhe përgjegjësitë e tyre. Qytetarët progresivë do të votojnë për Progresin më 31 tetor – sepse është i tyre, është ideologjia jonë personale – më e mira për të gjithë!” – tha Zaev.