Zaev: Para se të votoni, mendoni se kush investoi për të ardhmen

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut, fushatën zgjedhore e ka përfunduar në qytetin e Kumanovës. Në këtë qytet LSDM-ja garon me Oliver Ilievskin.


“Para se të vijë dita e zgjedhjeve, mendoni dhe bëni një retrospektivë. Kush investoi për të ardhmen? LSDM dhe koalicioni. Kush bllokon: VMRO-DPMNE dhe Levica. Kush e siguroi anëtarësimin në NATO dhe regjistrimin e suksesshëm? LSDM dhe koalicioni”, deklaroi Zaev.