Kryetari Zaev nga Vrapçishti porositi: #LSDM investon në të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa VMRO-DPMNE shpërbën dhe përçan vendin.


Unë personalisht bashkë me qeverinë qendrore do të mbështesim fuqishëm Xhezminë, për të realizuar vizionin e tij për vlera të reja dhe një cilësi të re të jetës për të gjithë në Vrapçisht, sepse siç e dini, dhe Xhezmiu e di – qeveria lokale për vite me radhë këtu nuk dëgjoni nevojat tuaja, as nuk punon për to.

Ne zgjidhim probleme të cilat kanë ekzistuar me dekada, opozita në nivel qendror i krijon ato!
Ne bashkohemi, ata përçajnë. Ne promovojmë “Një shoqëri për të gjithë”, ato shkaktojnë tensione etnike. Mirëpo mbaroi! Nuk ka kthim mbrapa! Ne vazhdojmë!

Projektet tona janë realiste, ndërsa motoja e tyre për një “të ardhme të re” është një kthim në të kaluarën e regjimit, në të cilën ata vjedhin dhe të tjerët përgjigjen. Askush nuk e dëshiron më atë. LSDM e udhëheq vendin Përpara në çdo plan, dhe VMRO DPMNE e kthen mbrapa në regres!
Ata nuk patën guximin të zgjidhnin ndonjë çështje të vështirë kombëtare.
Më 17 tetor, ne rrethojmë numrin 12 për Xhezminë dhe këshilltarët e udhëhequr nga Vojçe!
#MëeMiraPërKomunënTime