Zaev mbështet Merkon, Bejtën, Deharin e Ganiun! VMRO-DPMNE riafirmon mbështetjen për kandidatët e ASh-AAA

Garë e ngushtë mes kandidatëve që garojnë në rrethin e dytë. Partitë, kandidatët e të cilëve janë në balotazh vazhdojnë me fushatë parazgjedhore.
LSDM në disa komuna shqiptare ka përkrahur kandidatët e BDI-së, dhe kështu do të veprojë edhe në rrethin e dytë.


“Në Strugë i japim mbështetje Ramiz Merkos, Në Kërçovë i japim mbështetje Fatmir Deharit, Në Gostivar i japim mbështetje Nevzat Bejtës. Në Çair i japim mbështetjen Visar Ganiut edhe në komunat tjera, ashtu siç presim mbështetjen nga partnerët tanë të koalicionit”, tha Zaev.

Ndërsa në komunat ku janë në garë të dy partnerët e koalicionit BESA dhe BDI-së, Zaev tha do t’i lë qytetarët të vendosin vetë për më të mirin, siç është edhe gara në Komunën e Tetovës ku në balotazh janë Kasami dhe Arifi.

“Atje ku janë të dy partnerët e koalicionit tonë, BESA dhe BDI do lëmë që vetë qytetarët të vendosin si dhe anëtarët tonë kanë marr instruksione për unifikim të lirë, të mendojnë për më të mirën në qytetin e tyre mes dy kandidatëve të zgjedhin”.

Njësoj do të veproj edhe opozita. Alekdandër Nikollovski nga VMRO-DPMNE tha se në të gjitha komunat ku VMRO nuk ka kandidat do të përkrahin kandidat që janë opozitë dhe po luftojnë kundër pushtetit.

“VMRO-DPMNE e riafirmon mbështetjen për kandidat për kryetarë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ndërsa në vendet që nuk kemi kandidat tonë në rreth të dytë, natyrshëm do t’i mbështesim kandidat që janë opozitë e qeverisë”.

Partitë vazhdojnë të japin mbështetje ndaj njëra tjetrës në këto zgjedhe për të parin e komunës. Në Çair, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë LSDM-ja përkrah BDI, ndërsa VMRO-DPMNE në Gostivar përkrah Aleancën, kjo e fundit nuk ka një qëndrim sa i takon Tetovës. Përderisa në Shkup përkrah Danella Arovskën kandidaten e pavarur. Situata vazhdon të mbetet e pa qartë edhe në Kërçovë se kujt do të ja jap votat Aleanca për Shqiptarët.