Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Rosomanit, Stojan Nikollov realizoi takim me qytetarët dhe porositi se komuna do të mbetet progresive dhe e bashkuar edhe pas rrethit të dytë të zgjedhjeve.

“Në rrethin e parë ishim në epërsi me 200 vota, ndërsa në të dytin do të fitojmë me të paktën 500 vota”, porositi Zaevi.

Në fjalimin e tij ai theksoi se jeta e qytetarëve varet nga komunat, administrata komunale, shkollat, kopshtet, ndërmarrjet komunale dhe me kompetencat e reja të përfshira me fazën e tretë të decentralizimit, është me rëndësi se çfarë kryetarë do t’i udhëheqin komunat.

“Në Rosoman e kemi një nga kandidatët më të mirë, i ri, njeri energjik, të ditur, të shkolluar, shok, mik, me dashuri dhe dëshirë të madhe për të përparuar, garuar me komunat e tjera dhe të jetë fitues”, tha Zaevi dhe shtoi se të gjitha çështjet e mëdha të shtetit janë zgjidhur dhe vazhdon ngritja e standardit ekonomik.

Ai shtoi se fondi pensional është stabil dhe garanton pensione për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm.

“Nga 1 janari do ta sjellim edhe kriterin e dytë – si rriten pagat ashtu edhe pensionet. Çdo një janar dhe çdo një korrik do të ketë ngritje ndërmjet 300 dhe 700 denarë ngritje dy herë në vit. Subvencionet i kemi drejtuar drejtë prodhuesve individualë bujqësorë, subvencionet paguhen me kohë dhe janë rritur”, paralajmëroi lideri i LSDM-së.

Zaevi ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për numrin 12 me qëllim që të vazhdojë progresi dhe zhvillimi i Komunës së Rosomanit, por edhe në gjithë shtetin.