Me anë të një postimi në Twitter, thekson se Ballkani i Hapur duhet të jetë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i dhënë një mesazh tre shteteve të tjera që t’i bashkohen nismës.

“Angazhimi i SHBA për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen që BE të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021. Gjithashtu mbështesin Open Balkans (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, shkroi Kim.