Xhaferi: Kërçova udhëkryqet i ka drejtuar që moti, rruga e saj është vetëm BDI dhe numri 3 (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës.


Banorëve të Kërçovës me këtë rast iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Dehari dhe bartësi i listës së këshilltarëve Gazmend Jusufi.

Kryeparlamentari Xhaferi në këtë tubim tha se kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të bëjnë dallimin dhe të veprojnë drejtë e të votojnë blertë.

“Gjithë jemi të vendosur që fitoren ta vazhdojmë duke vepruar drejtë si kemi vepruar drejtë në gjitha ciklet zgjedhore. Kërçova udhëkryqet i ka drejtuar që moti, rruga e saj është vetëm BDI dhe numri 3, të vazhdojë me birin e vet që ka ditur të udhëheqë komunën pa i dalluar qytetarët. Andaj, jam i bindur që kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të veprojnë drejtë dhe të votojnë blertë”, tha para qytetarëve Xhaferi.