Votoi Grubi: Zgjedhjet lokale kanë rëndësi të veçantë

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi ka shfrytëzuar të drejtën e votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Grubi përmes Facebook ka shkruar se zgjedhjet lokale kanë rëndësi të veçantë.

“Ditë e bukur për të votuar dhe për të shprehur dhe përsëritur vullnetin tonë politik lokal për katër vitet në vijim.
Zgjedhjet lokale kanë rëndësi të veçantë për përditshmërinë në lagjet tona, por edhe për ndërtimin e partneritetit me institucionet qëndrore në mënyrë që të realizojmë proektet e premtuara para qytetarëve” ka shkruar Grubi./TetovaSot