Votimi në Komunën e Resnjës ka filluar me kohë

Në të gjitha 50 vendvotimet në Komunën e Resnjës sot në ora 07:00 filloi votimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Todor Kitevski.

Sipas tij, votimi është normal, pa probleme dhe vështirësi dhe do të zgjidhet mes dy kandidatëve për personin e parë të komunës.

Në Komunën e Resnjës të drejtë vote kanë 16.378 persona, nga të cilët 130 të moshuar, të sëmurë apo të pafuqishëm kanë votuar dje nga shtëpia dhe 12 në izolim për shkak të COVID-19.