Procesi zgjedhor në Viti, ka filluar me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi nga ana e votuesve.

Por një parregullsi që është vërejtur në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë, është se njëri nga kandidatët që janë në garë për të parin e Vitisë, ka vendosur një baner në afërsi të kësaj qendre, duke e thyer kështu heshtjen zgjedhore.

Ndërkaq është vërejtur një fluks më i madh i qytetarëve për të votuar në orët e pasditës.