Visar Ganiu është i bindur se do ta drejtojë edhe në katër vitet e ardhshme Komunën e Çairit. Në një prononcim për gazetën Lajm.

Ganiu tha se dallimi mes tij dhe kandidatit të opozitës shqiptare, në zgjedhjet e sotme ishte rreth 3000 vota. Deklaratën e plotë të Ganiut mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Mësohet se BDI në këtë komunë ka fituar rreth 13 mijë vota, ndërsa koalicioni Aleanca dhe Alternativa rreth 10 mijë vota.