Një lajm shumë i bukur për gjithë banorët e krahut të rrugës Seravë.

Ekipet e punës filluan aktivitetet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit në këtë pjesë të Komunës së Çairit.

Kështu, në gjatësi prej 120 metrash në krahun e rrugës Seravë filloi zëvendësimi dhe modernizimi i gypave të vjetër të ujësjellësit me gypa të ri të llojit f80.

“Mirëqenia e banorëve të Komunës së Çairit gjithmonë ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor, andaj edhe të gjitha këto aktivitete që po i ndërmarrim për rregullimin e infrastrukturës rrugore e nëntokësore janë në këtë drejtim”, ka deklaruar me këtë rast kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu