Visar Ganiu: Mirëqenia e qytetarëve të Çairit para se gjithash

Nuk ka kohë për pushim! Këto pamje që po ju sjellim janë nga rruga “Kërste Asenov”, ku ekipet tona sonte deri në orët e vonshme asfaltuan qasjen prej te rruga “Kemajl Sejfulla” me sipërfaqe prej 150m2 dhe në anën e kundërt në rrugën “Strumiçka” me sipërfaqe prej 100m2.

Punimet për asfaltimin e kësaj rruge i ndoqa nga afër edhe personalisht.

Me këtë rast theksova se rregullimi i infrastrukturës do të vazhdojë me një dinamikë të punës edhe në më shumë rrugë të tjera në territorin e Komunës së Çairit.

Mirëqenia e qytetarëve të Çairit para se gjithash!