Vetëm edhe disa orë kanë mbetur deri në përfundimin e fushatës për Zgjedhjet lokale 2021 dhe i falënderojmë përzemërsisht gjithë banorët e Çairit, e në veçanti të gjitha mediat që gjetën kohën dhe hapësirë për t’i përcjellë informacionet dhe ngjarjet që patëm këtyre ditëve.

Fushata jonë ishte tejet fer dhe demokratike, fushatë nga populli dhe për popullin.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore unë si Visar Ganiu kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim edhe për një mandat për ta drejtuar Komunën e Çairit dhe ekipi im krijuam një program me vizion shumë real dhe që ka qëllimin e vetëm – mirëqenien e qytetarëve të Çairit.

Programi ynë bazohet në pesë parime:

Zgjidhja e çështjes së parkimit;

Zgjidhja e çështjes së komunikacionit;

Gjelbërimi sa më i madh i Komunës së Çairit;

Avancimi i arsimit në Çair;

Zhvillimi i mirëqenies ekonomike dhe sociale;

Ju falënderoj edhe një herë sinqerisht dhe mos të harrojmë se Çairi është shtëpia dhe familja jonë që e duam më së shumti!