Virusi Corona “shkel” gripin stinor! Imunologët preferojnë vaksinim të dyfishtë

Fenomeni i pandemisë me CoVid-19, ka lënë nën hije gripin stinor, që sipas mjekëve qytetarët kanë hezituar të kërkojnë ndihmë mjekësore për simptome, të cilat janë të ngjashme si të virusit korona. Ulje ngritjet e temperaturave kanë bërë që shumë qytetarë të sëmurën nga viroza stinore, meqenëse ende nuk kanë ardhur as vaksinat e gripit. Imunologët thonë se përkundër vaksinimit anti kovid, kategoritë e rrezikuara nuk duhet të anashkalojnë as vaksinën kundër gripit stinor. Drejtori i Institutit të Imunologjisë Aleksandar Petliçkovski tha se kombinimi i dy vaksinave njëkohësisht do të ishte ideal për stinë të sigurt.

Vaksinimi kundër gripit ka një rutinë, njerëzit e kanë pranuar se duhet ta marrin, kemi problem me vaksinimin anti kovid, këtu ngritët problemi madh dhe për shkak të mos pranimit të këtyre vaksinave i kemi këto shifra që janë të larta, duke krahasuar me vendet e zhvilluara perëndimore. Siç duket këto ditë dhe këto javë ka rritje të numrit të shifrave, por këtë nuk e shohim vetëm tek ne – edhe në vendet tjera. Janë vendet që përfshirja e vaksinimit të popullsisë është më pak se 70% e imunizimit të popullsisë – tha Aleksandar Petliçkovski, Imunolog.

Autoritetet shëndetësore nuk e kanë në plan dite ballafaqimin me gripin stinor. Ata nxitojnë për vaksinimin anti kovid, por imunizimi i popullsisë ende mbetet në kuotën 35%. Raporti ditor i tyre tregon një rritje të shtuar për dozën e tretë, por që diferencën e bëjnë dozat e para që janë në nivel të ulët.

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 6,830 vaksina, prej të cilave 638 doza parë, 1.472 doza dytë dhe 4,720 doza tretë. Deri më datë 22 tetor mbi 801 mijë qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve afër 770 mijë të rivaksinuar dhe mbi 10 mijë të tjerë me dozë të tretë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk morëm të dhëna konkrete se sa është numri i të evidentuarve aktualisht me gripin stinor. Rikujtojmë që vitin e kaluar ishin të regjistruar vetëm 539 raste me virozë.
Vjet gripi stinor ka pas qenë i ulur për 92,5% sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Në sezonin vjeshtë-dimër në vend, gjithsej 39,488 njerëz u patën vaksinuar kundër gripit stinor. Gjithsej 28,922 persona u vaksinuan me vaksina falas, ndërsa 10,566 njerëz u vaksinuan me vaksina komerciale.