Vazhdon gara në kualifikimet në Kupën e Botës në Amerikën Jugore. Argjentina ka fituar bindshëm derbin ndaj Uruguaiait, derisa Brazili ka barazuar me Kolumbinë.

Argjentina ishte dukshëm më e mirë se Uruguai dhe mori me plotë meritë pikët e plota. Lionel Messi hapi serinë e golave pas një asistimi të Lo Celsos (38′). Pas vetëm gjashtë minutave, De Paul dyfishoi avantazhin, me të cilin u mbyll pjesa e parë. Ndërsa, goditjen finale ia dha Lautaro Martinez në minutën e 62-të. Me këtë fitore, Argjentina renditët e dyta me 22 pikë, gjashtë më pak se lideri Brazili, derisa Uruguai zë pozitën e katërt me 16 sosh.

Ndërkohë, Brazili pas tetë fitoreve radhazi është ndalur në barazim pa gola nga Kolumbia. Ndeshja ishte e baraspeshuar me Brazilin që posedonte, mirëpo asnjëra skuadër nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

Në përballjet e tjera, Bolivia minimalisht mundi Peru-n, Venezuela me 2-1 mundi Ekuadorin dhe Kili triumfoi ndaj Paraguait me 2-0 në një sfidë që u tregua nga karton të kuq të dy kombëtarëve.