Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se për 24 orë janë realizuar 3.025 testime për Covid-19, prej të cilave 413 kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 309 të shëruar dhe 9 viktima.

Viktima më e re në moshë është 28 vjeç nga Shkupi.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 06.10.2021 deri 09.10.2021.

Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 6 mijë e 693.