Dyzet e katër vjeçari M.N. nga Piroku i Tetovës Dje (11-tetor) në orën 09:50 në SPB Tetovë ka raportuar se në lokalitetine quajtur Llovishte Jellovjan 3- në rrugë Malore, në rajonin e Kodrës së Diellit, ka vdekur shtetasi italian R.B. (64) i cili kishte qenë në gjuajtje nëpër mes të Shoqatës së gjuetisë nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Vdekjen e tij e kishte konfirmuar një mjek nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë të Tetovës. Inspektimi është kryer ku është konstatuar se në trupin e pajetë të R.B. nuk kishte shenja dhune, kurse me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pa jetë i të ndjerit është dorëzuar tek familjarët. TS