Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për vdekjen e katër turistëve në një hotel në Qerret të Kavajës.

Kjo Ambasadë shkruan se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet ligjzbatuese.

“Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje”, thuhet në reagim.

Viktimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Katër viktimat, dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.

Dyshohet se shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia. /TCH/