Varhelyi: E domosdoshme të zbatohet iniciativa “Open Balkan”

Europa është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor dhe BE-ja po përpiqet të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit në rajon, tha sot eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në Këshillin e ministrave të Jashtëm, në Luksemburg.

“Ngjarjet e fundit kanë treguar se sa e thellë është ndarja dhe se sa shumë punë nevojitet për të ndërtuar marrëdhënie të mira të fqinjësisë”, tha Varhelyi.

“Iniciativa e Tregut të përbashkët rajonal, “Open Balkans”, për të cilin u ra dakord nga liderët e rajonit, në Sofje, vitin e kaluar, do të maksimizojë përfitimet e investimeve tona në infrastrukturën fizike dhe kapitalin njerëzor anembanë rajonit. Do të ndihmojë edhe në forcimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë”.

“Si rrjedhojë, është e domosdoshme që rajoni të vazhdojë përpara me zbatimin e tij, për të përfituar në maksimum nga Plani i Investimeve Ekonomike”, shtoi ai.