Në kuadër të programit Fulbright më datë 12.10.2021, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, profesori amerikan prof. dr. Jim Lofton, mbajti një ligjëratë me temë “Sundimi i ligjit”.

Kjo ligjëratë u ndoq nga studentët e vitit të parë të programit studimor studime të drejtësisë, në kuadër të lëndës: Klinika juridike parlamentare, e cila ligjërohet nga prof.dr. Jusuf Zejneli dhe ass. mr. Donika Kamberi.
Prof. dr. Jim Lofton gjatë prezantimit u fokusua në respektimin e të drejtave të qytetarëve, pluralizmin politik, shërbimet publike për qytetarët, pavarësinë e gjykatave, ushtrimin e sovranitetit nga ana e qytetarëve, si dhe shumë çështje tjera.

Studentët e përcollën me shumë vëmendje ligjëratën e profesorit, duke zgjeruar njohuritë e tyre nga përvoja shumë e veçantë e profesorit nga SHBA i cili më herët ka qenë i angazhuar edhe si prokuror federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.