Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së

Shumë të nderuar ushtarë, rekrutë në radhë të parë,

Nënoficer dhe oficer të forcave të armatosura të ushtrisë sonë të dashur,

Shumë të dashur familjar që sot krenoheni me të arriturat e bijve dhe bijave tuaj,

I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti!

I nderuar ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj!

I nderuar komandant i FSK-së, z. Rama!

E nderuar gjeneralbrigade Irfete Spahiu

Dhe të gjithë ju të pranishëm,

Sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë por edhe për shtetin tonë, sepse po certifikohen 180 rekrutë të rinj. Pra, prej sot, FSK-ja forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave e djemve, të cilët nga sot marrin përgjegjësi të reja mbi vete.

Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 180 rekrutë, tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t`i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja.

Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë, e cila është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tanë strategjikë në funksion të paqes kudo ku rrezikohet ajo.

Sot ndihem veçanërisht krenare, kur shoh që në mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare sepse shanset e barabarta në kuadër të ushtrisë sonë gjithnjë janë dëshmi e përparimit të Forcës. Historia jonë është përplot me gra të guximshme, të cilat e treguan vetën jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe mëtej.

Hapja e FSK-së ndaj vajzave e grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri. Prandaj jam besimplote se me këto ushtare e ushtarë të ri, FSK-ja do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale dhe do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë strategjik.

Të nderuar të pranishëm,

E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikimin e sotëm po zgjerohet baza e Forcave tona të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës.

Ju jeni sot këtu për t`u dalë në ballë sfidave, ndaj rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe të paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë, sikurse edhe të aleancës sonë me partnerët në shërbim të paqes.

Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve tanë amerikanë e evropianë e më gjerë.

Siç e dini ju, FSK-ja ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Ndaj, në këtë kontekst, s`kam fije dyshimi se qoftë përgatitja taktiko-fizike dhe operacionale e ushtarëve të Forcës është dhe do të jetë në nivelin e lartë dhe konform standardeve të kërkuara.

Ushtare e ushtarë të nderuar, ju duhet ta keni vëmendjen tuaj se sot jeni ushtarë të një Republike për të cilën është derdhur shumë gjak, është sakrifikuar shumë për uniformat që ju i bartni sot. Prandaj bartni ato me krenarinë më të madhe për një të ardhme që shpresojmë do të jetë e ardhme e Republikës sonë brenda Aleancës Veri-Atlantike – NATO-s. Në ushtrinë e kombeve, ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush me profesionalizëm, duke ngre lart flamurin dhe nderin e shtetit të Kosovës.

Ju uroj të gjithëve suksese në rrugëtimin tuaj në ushtrinë e Kosovës. Uroj të jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm me integritet e me ndershmëri. Kam besimin e plotë se do të angazhoheni me përkushtim e përgjegjësi në përmbushjen e misionit tuaj!

Zoti ju bekoftë!

Zoti i bekoftë forcat tona të armatosura!

Zoti e bekoftë Republikën tonë!

Ju faleminderit!

***

Betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e betimit të 180 rekrutëve të rinj.

Në këtë ceremoni morrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa ka lavdëruar edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.
ImageFoto galeri

Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë.”

Kurti, ushtarëve të rinj të FSK-së: Në ju shohim ndjenjën e shërbimit, detyrës, nderit dhe krenarisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë. Gjatë nëntë javëve të trajnimit ju jeni ballafaquar me sforcim fizik, ngarkesa psiqike dhe detyra akademike, larg familjeve nën disiplinë dhe vështirësi të tjera që s’i keni hasur më parë. Të gjitha këto sfida e kanë pasë vetëm një qëllim – t’iu përgatisin për të qenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës për t’i shërbyer paqes me përkushtim të lartë dhe vetëmohim”.

“Duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit që tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend, ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”.

Ai i tha ushtarëve të rinj të FSK-së se sot është dita për të festuar të gjitha arritjet e tyre.

“Ju tash e tuje të shërbeni në forcë e cila po modernizohet e zhvillohet për ditë e më shumë, në FSK-në e cila e bëri vendin tonë për herë të parë vend pritës të një prej ushtrimeve më të mëdha të drejtuara nga ushtria e SHBA-së “Defender Europe 21” si dhe për herë të parë bëri që flamuri jonë shtetëror të valojë në kuadër të operacionit të mbështetjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe të forcës që shtriu dorën për t’i ndihmuar misionit të NATO-s në evauukimin e qyteravë afganë në shërbim të së mirës dhe në mbrojtje të jetës”.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton do ta ketë si një nga prioritetet kryesore FSK-në.

“Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në tregon për përkushtimin tonë që kemi për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorin tonë. Kjo tregon gjithashtu për përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe më gjerë”.

Komandantja Supreme: Me rekrutimin e 180 ushtarëve të rinj po zgjerohet baza e FSK-së

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se certifikimi i 180 rekurtëve të rinj është pjesë e procesit të rritjes së ushtrisë.

Ajo tha se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa lavdëroi edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.

“Sot ndihem veçanërisht krenare kur shoh që në mesin 180 rekurutëve janë edhe 12 vajza ushtare, sepse shansat e barbarta në ushtrinë tonë gjithmonë janë dëshmi i përparimit të Forcës. Historia jonë është përplot me gra të guximshme që e treguan veten jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe më tej. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri, prandaj jam besimplot se me këto ushtare dhe ushtarë të rinj, FSK do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale”.

“E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikikimin e zotëm po zgjerohet baza e Forcave të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës. Rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshërimisë së territorit të Republikës sonë sikurse edhe të aleancës sonë me partenerët në shërbim të paqes”.

Osmani ka thënë se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen intersat e shtetit, por edhe ato të aleatëve amerikanë, europianë dhe më gjerë.

Ajo shtoi se FSK ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, prandaj tha se s’ka dyshim që këto do të bëhen sipas standardeve të kërkuara.

“Sot duhet ta keni vëmendjen, sepse jeni ushtarë të një Republike që është derdhur shumë gjak dhe është sakrifikuar shumë për uniformat që ju i bartni sot. Prandaj, bartni ato me krenari më të madhe për një të ardhme që shpresojmë se do të jetë e ardhshme sonë brenda aleancës euroatlantike, NATO-s. Në ushtrinë e kombeve ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush, duke ngritur lart flamurin dhe nderin e Kosovës”.

LIVE: Betohen rekrutët e rinj të FSK-së, të pranishëm Osmani dhe Kurti

Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rijn në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sot betohen rekrutët e rijn të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) “Skënderbeu” në Ferizaj do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rijnë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Poashtu edhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.