Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte ka deklaruar nga Brukseli se në vitin 2022 pritet që në BE të prodhohen 3.5 miliardë doza vaksine anti Covid, nga të cilat një pjesë e madhe do të shpërndahen në vendet e treta.

Von der Leyen këtë deklaratë e ka bërë pak para nisjes së G20 në Romë, ku janë diskutuar çështje të tilla si pandemia e Covid 19, masat që duhet të merren për pandemi të reja, ekonominë e rimëkëmbjes globale dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkaq në lidhje me pandeminë e Covid ajo ka theksuar se vendet e G20 pritet të angazhohen për qëllimin e vaksinimit të plotë të 70% të popullsisë së botës deri në mesin e vitit 2022.