UEFA pranon apelin e Manchester United në lidhje me dënimin e Aaron Wan-Bissaka

Manchester United kishte paraqitur një apel për dënimin me dy ndeshje të mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka dhe ka marrë një lajm të mirë nga UEFA që pranoi apelin duke e dënuar atë me vetëm një ndeshje.

Kjo do të thotë se Wan-Bissaka është në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, me Atalantën, pasi kishte kryer një ndeshje dënimi, në raundin e 2-të, kundër Villarreal.

Reprezentuesi anglez ishte përjashtuar në ndeshjen e xhiros së 1-të të Ligës së Kampionëve, me karton të kuq të drejtpërdrejtë, pas 35 minutave në lojë kundër Young Boys, në Bernë, e cila përfundoi me humbje 2-1.