Në një lëvizje të papritur, Twitter ka kufizuar llogarinë e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.


Gjiganti i mediave sociale citoi “disa aktivitete të pazakonta” nga llogaria e Mujahid-it si arsye për këtë veprim, që ndodhi disa minuta pasi ai dënoi një shpërthim vdekjeprurës në kryeqytetin afgan Kabul.

Zyrtarisht, Mujahid tani shërben si zëvendësministër i Informacionit dhe Kulturës në qeverinë talebane në Afganistan.

Megjithëse postimet e tij në gjuhën pashtune dhe dari në Twitter janë kufizuar, llogaria e tij në gjuhën angleze e krijuar kohët e fundit është ende lehtësisht e shikueshme.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të ndryshme mes afganëve.

Përkrahësit dhe anëtarët e talebanëve e kanë quajtur atë një shuplakë përballë lirisë së fjalës.

“Mbrojtësit e lirisë së fjalës dhe pretenduesit ‘e rremë’ tani duhet të qëndrojnë të përkushtuar ndaj fjalëve të tyre. Veprimet dhe fjalët e tyre janë po aq të ndryshme sa qielli dhe toka”, shkroi një nga mbështetësit e tij në Twitter.