Trajanov: LSDM mund t’a rikthejë rezultatin por duhet bashkim brenda partisë

Për rezultatet e zgjedhjeve lokale, për vlerësimet tij për atë çfaër duhet bërë më tej në koalicion të qeverisë ku pjesë përbërëse është edhe partia e tij Lidhja Demokratike, sot ka folur lideri i kësaj partie, Pavle Trajanov.


Ai shprehet se anketat para zgjedhjeve kanë dështuar totalisht dhe nuk duhet besuar sepse qytetarët kishin përzgjedhje totalisht ndryshe. Sipas tij, rezultatet e dobëta të LSDM-së janë përshkak përçarjeve brenda partisë.

Për dallim nga LSDM që janë më të relaksuar gjatë qeverisjes, sipas Trajanov, e njejta nuk ndodh tek VMRO-DPMNE.

“Analiza tregoi se aktivistë dhe anëtarë të LSDM-së nuk dolën në votim. Është e mundur kthesa në rrethin e dytë. LSDM ka 23 partnerë të koalicionit të cilët isihhin pasiv në rrethin e parë, duhet tani të dalin dhe të bashkohen. Dallimi është i vogël. Mendoj se Zaev mundet brenda t’i hapë çështjet rreth ndryshimeve kadrovike dhe zgjedhjeve të parakohshme, por tani nuk duhet të flitet për këtë sepse i demotivon votuesit. Veprimi me paralajmërimin për dorëheqje të Zaev demotivon. Qeveria është stabile dhe ka shumicë stabile parlamentare dhe kjo duhet të thuhet”, thotë Trajanov./Zhurnal.