Tifozët kërkojnë që të rikthehet Armando Broja te Chelsea për shkakun e Shqipërisë!


Armando Broja po shkëlqen te Shqipëria dhe golat e tij po bëjnë një jehonë ndërkombëtare.

Duhet të mësohemi tanimë, kemi një yll të nivelit europian. Media “Chelsea News” e ka krahasuar futbollistin shqiptar me Diego Costan, duke parë vlera të ngjashme të dy futbollistët. Sigurisht, bëhet fjalë për Diego Costan e nivelit më të lartë, jo aktualin e përfshirë mes skandaleve.

Gjithashtu në artikull raportohet mbi thirrjen e tifozëve në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për mbështetësit e Chelseat që kërkojnë rikthimin e menjëhershëm nga huazimi te Southampton, në mënyrë që Broja të mësojë shumë edhe nga Lukaku.