“Ti”, romani më i shitur

Në librarinë “Artini” në Prishtinë, të gjitha kopjet e romanit “Ti” të Ilir Muharremit janë shitur.
Arsyeja qëndron ndoshta te tema që trajton ky roman. Është tema e luftës mirëpo me trajtim krejt
ndryshe nga ato që trajtohen në romane dhe filma ose shfaqje teatrale. Një i ri nga shqipëria ndahet
nga femra e tij, nga zhgënjimi i madh, ai i bashkohet UÇK-së. Pasi kthehet nga lufta ai është me
trauma psikologjike. Dashuria ndërmjet dy çifteve vazhdon dhe në roman trajtohet ajo vështirësi e
tyre ku si shkak dhe pasojë e kësaj çiftet përdorin substanca narkotike.