Instituti D4D u bënë thirrje gazetarëve/eve të shkruajnë për punën e Administratës Publike në nivel lokal, specifikisht në Komunën e Mitrovicës, kështu duke u bërë pjesë e garës për çmimin për gazetari!

 

Funksionimi i Administratës Publike është shumë i rëndësishëm, por shumë pak raportohet në portale për mënyrën e funksionimit, sidomos në nivel lokal, duke lënë kështu transparencën dhe llogaridhënien për publikun më të zbehtë. Për këtë arsye, Instituti D4D fton të gjithë gazetarët/et e interesuar/a të aplikojnë për Çmimin për gazetari!

 

Për tu bërë pjesë e garës duhet të shkruani një artikull në lidhje me Administratën Publike në Komunën e Mitrovicës, me specifikat si në vijim:

 

·       Të përmbajë të paktën 800 fjalë

·       Të jetë në lidhje me njërën nga temat: Reformën e Administratës Publike; Dëgjimet Publike; Digjitalizimin; Transparencën dhe Llogaridhënien

 

Artikujt mund t’i dërgoni në e-mail adresën [email protected] deri më 28 tetor 2021 me përshkrimin në subject: Aplikim – Çmimi për gazetari

 

Pas përfundimit të afatit, Instituti D4D do të formoj një komision të jashtëm që do të vlerësojnë artikujt. Artikulli i cili vlerësohet maksimalisht nga komisioni do të shpërblehet me 120 euro.

 

Çmimi për gazetari është pjesë e projektit “Avokimi si katalizator për reformën e administratës publike”, që financohet nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian përmes projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” – WeBER 2.0. që menaxhohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Kosovë.