Thaçi: Zaev ka mbështetje, Besa bëhet pjesë e LSDM-së, Alternativa bëhet pjesë e BDI-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sonte në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 ka publikuar mjaft informacione ekskluzive lidhur me koalicionin qeveritar.


Ai thotë se kryeministri Zoran Zaev ende ka mbështetje të madhe nga faktori ndërkombëtar dhe nga investimet e faktorit ndërkombëtar në Maqedoni.

“Kanë investuar shumë në vend në pesë vitet e fundit dhe nuk do të lejojnë që kjo qeveri të bjerë kaq lehtë. “Do ta shihni nga e hëna, Besa do të shkrihet me LSDM-në, Alternativa do të bëhet pjesë e BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e PDSH-së”, tha Thaçi./TS