Thaçi: Bilall Kasami e ka lutur Ali Ahmetin (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin ClickPlus në TV21, deklaroi se kandidati për kryetar të Tetovës si dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami e ka lutur Ali Ahmetin që të bëhet kryetar i Komunës së Tetovës.


Nga ana tjetër siç mëson portali TetovaSot, Kasami në takim me Ahmetin është gjunjëzuar duke kërkuar që të merr vetëm Tetovën duke dhënë gjithçka nga partia vetëm e vetëm të bëhet kryetar i Tetovës.

Ai gjithashtu u shpreh sonte në Click Plus se BDI do të fitojë Tetovën, Strugën, Çairin, Kerçovën dhe shumë komuna tjera.

Thaçi sonte gjithashtu shpalosi se Bilall Kasami i ka ofruar PDSH-së kryesusein e keshillit dhe një drejtor në shkollën fillore dhe një në të mesme nëse PDSH-ja mbështet Kasamin në Tetovë.

Ndryshe Thaçi për herë të parë ka pranuar se Bashkimi Demokratik për Integrim ka pasur rezultat spektakolar në zgjedhje dhe me këta numra që i ka BDI duhet të ketë 21 deputet. /TetovaSot