Kandidatja e BDI-së për kreun e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në debatin e sontëm me Bilall Kasamin ka theksuar se Kasami pushtetin dëshiron ta ketë si mënyrë për të bërë presion e jo për të zgjidhur sfidat e qytetarëve.

Ndërkohë që duke komentuar ekonominë në vend, Arifi i ka thënë Kasamit se sikur të ishte një ekonomist i mirë do të ishte punësuar në Bankën Botërore.

“Nëse do të ishit një ekonomist i mirë, do tju kishte punësuar Banka Botërore”, ka theksuar Arifi.