Teuta Arifi: Jostabilitetin e tij politik dhe prapavijat Kasami i ka dëshmuar me kohë

Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës në debatin për fushatën zgjedhor në emisionin 200 ka theksuar se ka punuar fort me pushetin për të mirën e qytetarëve dhe se njejtë do të vazhdojë dhe në mandatin e ri.


“Kjo garë e imja është për Tetovën europiane, stabiliteti i saj duke pasur faktin se Kasami nuk ka për qëllim sfidat e qytetarëve por për të shpëtuar atë që ka filluar si karierë politike, vitin e kaluar u dasht të bënin një ngjitje për t’u bërë pjesë e qeverisë dhe kjo flet se sa jo stabil dhe me prapavijë është qëllimi i tyre, jam e bindur se kjo qeveri do të arrijë të përfundojë mandatin e vet, unë kam punuar me dashamirësi me qeveritë për të mirën e qytetarëve”, ka theksuar Arifi.

Teuta Arifi qëndron për stabilitet, ajo ka dëshmuar se mund të punojë me çdo qeveri dhe të sjellë mbështetje qeveritare për Tetovën. Ajo di të bashkojë qytetin dhe të punojë së bashku me të gjitha partitë dhe etnitë.

Më tej ajo ka shtuar se qytetarët do të vendosin vet mbi mbështetjen se kujt duhet dhënë vota.

“Për ma është e rëndësishme mbështetja e qytetarëve të mi dhe ata vendosin vet e nuk duhet të ju jep dikush sugjerime por në këto akrobacione ato e kanë më të lehtë të vendosin se për kë do të vendosin dhe sigurisht për Tetovën europiane”, ka theksuar më tej Arifi.