Tetova po stabilizohet me Covid 19 ndërsa këtë e dëshmon edhe rënia e numrit të të  infektuarëve informon Tetovasot.Por lajmi kryesorë mbetet se edhe në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë.
Poashtu ka rënë edhe numri i të hospitalizuarëve që është vetëm 3 .

Janë poashtu të infektuar 2 pacientë me dy doza të vaksinës dhe asnjë me një  dozë.Edhe numri i pacientëve me oksigjen ka shënuar rënie në 3.Nuk ka  pacientë me respirator transmeton Tetovasot.
Por autoritetet e Spitalit thanë se edhe përkundër kësaj,sërish duhet bërë kujdes dhe të respektohen masat si dhe të vazhdojë me këtë ritëm të shtuar vaksinimi i personave.Tetovasot