Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, janë zbuluar
dhe sanksionuar ligjërisht 15,956 lloje të ndryshme
të shkeljeve të trafikut, gjegjësisht parregullsi në
zonën më të gjerë të Tetovës informon TetovaSot. Në këtë periudhë, 458
automjete janë përjashtuar nga trafiku, perj tyre
(271) kryesisht për shkak të regjistrimit të skaduar të
më shumë 30 ditë, si dhe janë evidentuar 2035
shoferë të larguar nga trafiku, nga të cilët më shumë
se gjysma (1238) vozitën pa kaluar provimin për
patent shoferi apo patentë të vlefshme dhe 278
vozitën nën ndikimin e alkoolit, poashtu 216
automjete janë konfiskua përkohësisht, kryesisht
për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se
gjashtë muaj dhe 32 për shkak të zhurmës së lartë.Tetovasot