Në vazhdën e investimeve dhe punëve të kryera në komunën e Bërvenicës, do ti shpalosim disa nga investimet kapitale të cilat janë bërë në të gjitha vendbanimet e kësaj komune. Këtë rradhë përmes videos, si një zgjim kujtese, banorët mund të shohin rrugën e re, kandillaba, ndriçimin publik si dhe kanalizimin atmosferik.


Banorët e Tenovës të komunës së Bërvenicës, i dinë më së miri investimet e kandidatit për kryetar z. Enver Pajaziti, sepse ato janë të prekshme në çdo cep të vendbanimeve të komunës së Bërvenicës. Investime dhe plane të reja për zhvillim infrastrukturorë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.