Një i ri nga fshati Mushan i Shkodrës ka shkuar me këmbët e veta i plagosur në spitalin e Shkodrës, por pa treguar rrethanat se si ka ndodhur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

I riu Isakson Mehmedaj nga Mushani rreth orës 8,45 të mëngjesit të së shtunës ka shkuar në spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.