Taravari, Zendeli e Shabani dërgojnë të fala nga Gostivari

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, i cili po kërkon edhe një mandat në krye të kësaj komune, ka publikuar sot një fotografi me deputetin e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, të cilin e kishte kundër kandidat në raundin e parë, shkruan gazeta LAJM.


“Të fala nga Gostivari”, ka shkruar shkurt Taravari mbi fotografinë ku shihet edhe zv.ministri i arsimit, Arafat Shabani.

Lëvizja BESA ka vendosur të mbështesë kandidatët e opozitës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që zhvillohet të dielën. Kjo fotografi është konfirmim i këtij vendimi.

Në raundin e parë, Arben Taravari mori 15.724 vota apo 49.70%, kundërkandidati i tij nga BDI-ja Nevzat Bejta 13.190 vota apo 41.69%, kurse Fadil Zendeli 909 vota apo 2.87%.