Në janar të vitit të ardhshëm, Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet treshes së OSBE-së së bashku me kryesuesin e këtij viti Suedinë, si dhe kryesuesin e vitit 2022, Poloninë. “Vitin e ardhshëm, ne do të kryesojmë Grupin e Partneritetit të OSBE-së për Bashkëpunimin Mesdhetar, si një provë e përgjithshme për përgjegjësitë tona si Kryesues i Organizatës në vitin 2023”, këtë e tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE -së, Helga Schmid, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm në kontekstin e kryesimit tonë të Organizatës në 2023. Nga janari hymë në treshen kryesuese të OSBE –së, si provë gjenerale dhe ne do të japim maksimumin sepse kemi kapacitet, u shpreh ai.

“Si shtet ne demonstrojmë pro aktivitet, kapacitet dhe dëshirë për marrjen e përgjegjësisë nga tendencat globale në kohë kur ata ishin të mbushur me mossiguri dhe papërshkueshmëri. Kjo pritet nga ne si shtet i cili po ndërton modelin e vet të suksesshëm të një demokracie funksionale multi-etnike, vend anëtar i NATOS dhe pretendent serioz për anëtarësim në BE”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sekretarja e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid tha se vendi duhet të fokusohet në ambientin jetësor, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Pyetjet sa i takon mbrojtjes patjetër të shihen, gjithashtu edhe pikëpamjet e ambienti jetësorë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i së drejtës, këtë e bënë OSBE. Luftojmë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kjo luftë do të jetë në drejtim të gjithë qytetarëve të vendit”, u shpreh Helga Shmid – Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së.

Sekretarja e Përgjithshme të OSBE ka takuar edhe kryeministrin e vendit Zoran Zaev si dhe presidentin e shtetin Pendarovskin dhe tha se është gjithmonë e rëndësishme të zbatohen rekomandimet e dhëna para dhe pas zgjedhjeve dhe pret që Maqedonia t’i zbatojë të gjitha rekomandimet.