Sulmi ndaj doganierëve në Jarinje: Flasin nga Policia

Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, Ragip Bunjaku ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.


Në një përgjigje për Telegrafin, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.

Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.
“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.

Ndërsa nga agjencia e lajmeve “kosova press” është raportuar më herët për sulm ndaj pikave kufitare.