Autoritetet shëndetësore të Suedisë dhe Danimarkës thanë të mërkurën se po ndalojnë përdorimin e vaksinës Moderna për grupmoshat më të reja pas raportimeve për efekte të mundshme anësore.


Agjencia Suedeze e Shëndetësisë tha se do të ndërpriste përdorimin e vaksinave anti-COVID për personat e lindur në 1991 dhe më vonë, pasi të dhënat treguan për probleme kardivaskulare tek të rinjtë që ishin vaksinuar.

“Lidhja është e qartë, kur bëhet fjalë për vaksinën Moderna, veçanërisht pas dozës së dytë,” – tha agjencia shëndetësore, duke sqaruar se rreziku për t’u prekur ishte shumë i vogël.

Pas kësaj aksionet e kompanisë Moderna ranë me 4.9%.

Një zëdhënës i Modernës tha në një e-mail se kompania ishte në dijeni të vendimeve të autoriteteve në Danimarkë dhe Suedi për të ndaluar përdorimin e vaksinës tek individët më të rinj për shkak të rrezikut të rrallë të miokarditit ose perikarditit.

“Këto janë zakonisht raste të lehta dhe individët priren të shërohen brenda një kohe të shkurtër pas trajtimit. Rreziku i miokarditit është rritur ndjeshëm për ata që infektohen COVID-19, dhe vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kjo,” – deklaroi ai