Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB
Tetovë për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të shtetasve të huaj, përkatësisht
shtetasve që banojnë apo punojnë në këtë zonë, kryesisht në objekte hoteliere,
në nëntë muajt e kaluar të këtij viti janë konstatuar gjithsej 124 shtetas të huaj,
kryesisht nga Republika e Shqipërisë (55), Republika e Serbisë (26), Rusia (20),
Ukraina (10) dhe shtatë vende të tjera evropiane, nga fqinjësia dhe më gjerë informon TetovaSot.
  Nga shtetasit e huaj të ndaluar, 58 shtetase të huaja femra ose nuk e kanë
rregulluar ligjërisht qëndrimin e tyre ose kanë qëndruar në kundërshtim me
qëllimin, gjegjësishtë kanë abuzuar me qëndrimin turistik të raportuar më parë,
duke vepruar kështu në kundërshtim me Ligjin për të huajt. Prandaj, SPB Tetovë
në këtë periudhë ka përgatit 13 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse
kundër 58 shtetasve të huaj në Gjykatat Themelore në Tetovë dhe Gostivar.TetovaSot