SPB Tetovë: Janë përgaditur gjithsej 15.511 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje në Tetovë dhe Gostivar

Në nëntë muajt e këtij viti në territorin e SPB Tetovë
janë përgaditur gjithsej 15.511 kërkesa për fillimin e
procedurës për kundërvajtje (TE-11.663 dhe GV-
3878) për lloje të ndryshme të shkeljeve të të
zbuluara gjegjësishtë konstatuara në trafik ose për
dy herë e gjysë më shum kërkesa në krahasim me
periudhën e njëjtë të vitit të kaluar informon TetovaSot.
Për shkak të mangësive të konstatuara, nga
kontrollet e rregullta, aksione apo aktivitete tjera të
trafikut janë përjashtuar nga trafiku 3527 vozitës
(TE-2911 dhe GV-616), si dhe 1694 automjete (TE-
1362 dhe GV-332), në periudhën në fjalë, janë
konfiskuar përkohësisht 565 patentë shoferë (TE-503
dhe GV-62), kurse nga trafiku janë përjashtuar 338
shoferë të cilët kanë qenë nën dikim të alkoolit (TE-
271 dhe GV-67).
Ndryshe, kundërvajtja më e shpeshtë në
komunikacion në nëntë muajt e fundit në këtë zonë
ka qenë sërish shpejtësia e parregulluar sipas
kushteve të rrugës, gjithsej 4536 (TE-3719 dhe GV-
817), pastaj mos respektimi i të drejtës së përparësis
së kalimit (TE- 46 dhe GV-219), drejtimi nën ndikimin
e alkoolit (TE-234 dhe GV-22), që në fakt ishin
shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve dhe
veçanërisht ato me pasoja më të rënda.TS