Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski nga Haraçina porositi: Projektet më të mira për ju dh përe komunën e Haraçinës janë me Milkije Halimin


“Kandidatja jonë e cila i njeh më së miri problemet dhe kërkesat tuaja dhe më e rëndësishmja di se si t’i zgjidhë ato.

Së bashku me Milkijen, së bashku me listën e këshilltarëve të #LSDM-së dhe Koalicionit, të udhëhequr nga Besim Kadrii, më 17 tetor do të sjellim fitoren e madhe në Haraçinë, do të fitojë më i miri.

Qytetarët, dhe veçanërisht ju në Komunën e Haraçinës, e shihni dallimin, ju e ndjeni ndryshimin.

Ne kemi ndërtuar një sistem të ujërave të zeza 10 km të gjatë, i cili lidh fshatrat përreth Orllancë, Mojancë dhe Grushinë. Në Haraçinë nuk kishte as kopsht, tani Haraçina po merr një kopsht për herë të parë, e rinovuam shkollën e vjetër, ndërtesën e komunës. Gjithashtu është ndërtuar rruga lokale për në Grushinë.

Investimet e reja kapitale pasojnë si në të gjithë vendin – ashtu dhe në Haraçinë, sepse ato janë motori i ekonomisë, motori i zhvillimit dhe kusht për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Në periudhën tjetër fillojmë ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Haraçinë, ndërtojmë një rrjet të furnizimit me ujë për të gjithë banorët e vendbanimeve në komunë, ndërtimin e dy shkollave të reja fillore në komunë.

Deponinë ilegale do ta shndërrojmë në park dhe do të zgjidhim kanalet e hapura që kalojnë nëpër Haraçinë.

Ne do të fitojmë sepse ofrojmë më të mirën.
Sepse Haraçina meriton më të mirën” tha Spasovski.