Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare. Ata u kapën në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos. Destinacioni përfundimtar ishte porti i Glasgoë, në Skoci.


Dy prej tyre u zbuluan në det të hapur, ndërsa të tjerët ishin fshehur në anije.

Grupi i Kufijve Detarë të Policisë Kombëtare, në Bilbao, zhvilloi një operacion më 15 shtator kundër klandestinëve që synojnë të mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Agjentët zbuluan një kamp të përbërë nga disa tenda të vendosura nën njërën prej urave të hyrjes në portin e Bilbaos, në të cilin ishin strehuar 7 shqiptarë.